Sport

Për herë të parë në Premierligë do të ndodhë kjo sezonin e ardhshëm

Orari i ndeshjeve për sezonin 2019/20 të Premierligës do të publikohet sot.

Ky edicion i ardhshëm i kampionatit më konkurrues në Evropë dhe jo vetëm – do të ketë ndryshime të mëdha, duke filluar nga inkuadrimi i VAR-it.

Përveç VAR-it, në kampionatin elitar anglez për herë të parë në histori do të ketë pushim dimëror, transmeton lajmi.net.

Skuadra angleze do të kenë pushim dy javorë gjatë muajit shkurt.

10 skuadra do pushojnë në javën e parë të muajit shkurt, 10 skuadra do pushojnë në javën e dytë. Pra, 5 ndeshje për xhiro do luhen edhe në ato javë.

Ndeshjet e FA Kupës do zhvendosen në mesjavë në muajin shkurt. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli