Rajon & Botë

Për herë të parë, një grua bëhet presidente e Greqisë

Kuvendi i Greqisë e zgjodhi për herë të parë një grua për presidente të vendit. Presidentja e re, Ekaterini Sakellaropoulou, më parë ka shërbyer si gjykatëse dhe është e specializuar për ligjet mjedisore dhe kushtetuese.

Ajo u përkrah nga një shumicë prej 261 deputetësh. Më parë, Sakellaropoulou ishte kryetare e Këshillit Shtetëror. Shefja e re e shtetit do të betohet më 13 mars.

Ish-gjykatësja do ta zërë vendin e Prokopis Pavlopoulos-it, të cilit i përfundon mandati 5-vjeçar në mars.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili personalisht e ka nominuar presidenten për këtë pozitë, e cilësoi atë gjykatëse të jashtëzakonshme, kandidatura e së cilës do t’i bashkojë të gjithë grekët.

Presidentja e re është vajza e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe i ka përfunduar studimet post-diplomike në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Ndonëse posti i presidentit ka më shumë i llojit ceremonial, mbajtësi i kësaj pozite është komandant supreme i forcave të armatosura dhe mund t’i shpallë luftë vendeve të tjera, shkruan “France 24”, transmeton Gazeta Express.