Aktuale

Për herë të parë takohen Policia e Kosovës dhe Serbisë, arsye hetimet për rastin Ivanoviq

Policia e Kosovës është takuar me atë të Serbisë për herë të parë. Ky takim është ndërmjetësuar nga EULEX, ndërsa arsyeja kryesore e diskutimeve kanë qenë hetimet e vrasjes së Ivanoviqit.
Dje zëvendësshefi i EULEX’it, Bernd Thran, ndërmjetësoi një takim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

“Takimi pati për qëllim të ndihmojë në shkëmbimin e informatave dhe bashkëpinimin mes dy shërbimeve policore në hetimet rreth vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit”, ka njoftuar EULEX.

Zëvendësshefi i Eulexit tregoi se do të ketë edhe një takim tjetër muajin e ardhshëm.

“Takimi ishte sfidues por i suksesshëm. Të dy shërbimet u dakorduan të takohen në fillim të gushtit”, ka thënë Thran.