ShowBiz

Për kënd “qet pushkë“ Mihria? (Video)

Këngëtarja e famshme Mihrie Braha Ishte mysafire në emisionin 21 Gradë në RTV21
Gjatë pyetjeve se a i pengojnë lajmet e shumta që shkruhen për të, ajo u përgjigj se nuk ndikohet shumë nga to, dhe se nuk është më koha si dikur për të mbetur gjërat aq tabu.

Mihria insiston se lajmet për të nuk i merr afër zemrës, mirëpo nuk dëshiron që t’ia shajnë djalin e saj Platorin, sepse për të ajo “qet pushkë“, pasi sipas saj ai është pika e saj e dobët.