Aktuale

Për një ditë 19 arrestime, 29 aksidente dhe 16 të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, prej tyre 16 kanë qenë me të lënduar, kurse 13 vetëm më dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur aksidente fatale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 912 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 19 persona të dyshuar, prej të cilëve 16 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendimi tjetër të organeve të drejtësisë, kurse dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus