Aktuale

Për një ditë ndodhën 59 aksidente, u lënduan 26 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre 26 kanë qenë me të lënduar, por fatmirësisht nuk ka pasur aksidente fatale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1394 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 41 persona të dyshuar, prej të cilëve 22 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, kurse pesë persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus