Aktuale

Për një prishje, KEDS lë Fushë Kosovën pa rrymë tash e 3 orë

Një pjesë e Fushë Kosovës për më shumë se tre orë ka mbetur pa rrymë.

Mungesa e energjisë elektrike, thuhet të ketë ndodhë për shkak të disa prishjeve aty. Por as pas tre orësh KEDS nuk ka arritur që të evitoj problemin e prishjes.

Kjo ka nervozuar banorët e Fushë Kosovës.

Banorët e Fushë Kosovës shpeshherë janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.