ShowBiz

Për më pak se një javë mbi tre milionë, rekord nga “Dje & Sot” (Video)

Projekti më i ri nga hip hop superyjet, Ledri Vula dhe Noizy është pritur mirë nga fansat e tyre.

Madje, pritja ka shkuar drejt një rekordi, ku për një kohë të shkurtër prej gjashtë ditësh janë regjistruar rreth tre milionë e gjysmë klikime.

Ky përbën një rekord të ri për shpejtësinë e klikimeve të një projekti në vetëm pak ditë.

“Dje & Sot” bashkoi të djeshmen e reperëve me të sotshmen në një projekt të përbashkët që unifikoi skenën e hip hopit më shumë se kurrë.

Ledri dhe Noizy u shfaqën në një klip të thjeshtë pa shumë luks duke treguar anën e tyre modeste në një tekst që portretizon situatën e tyre në hip hop skenë.

Ledri pritet të publikojë edhe katër bashkëpunime tjera deri në janar gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit.

Ndërkaq, Noizy mbetet i zënë me një varg biznesesh e projekte të reja në Evropë, ku edhe në diasporë mbetet më i kërkuari bashkë me Ledrin. /Telegrafi/

the authorE B