Aktuale

Për pesë ditët e ardhshme mot i ndryshueshëm në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në vendin tonë në ditën e parë të javës, e hënë, do të ketë mot me diell dhe temperatura që do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius.

Pasditja e së hënës do të sjell vranësira të cilat parashihet të sjellin të reshura të shiut, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Edhe të martën përafërsisht do të jetë mot i ngjashëm, me më shumë vranësira dhe temperatura që do të zbresin deri në 28 gradë celsius. Nga e mërkura e tutje do të ketë mot më të qëndrueshëm me temperatura që do të lëvizin nga 26-29 gradë Celsius. /KosovaPress/