Përdorni maskën me çokollatë për fytyrë të pastër

Çokollata mund të jetë deserti i preferuar i shumë personave madje ndihmon shumë edhe në funksionimin e trurit, ne përmirësimin e disponimit, përveç kësaj ajo mund të përdoret edhe si produkt i bukurisë, e që sjellë rezultate të mahnitshme.

Kjo maskë me çokollatë ju ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe në një dukje shumë të freskët.

Për ta përgatitur këtë maskë në shtëpinë tuaj ju nevojitet një çokollatë e zezë me përmbajtje të madhe të kakaos (70 deri në 90% të kakaos)

Merrni  një enë dhe vendosni 50 gram çokollatë të zezë dhe filloni ta shkrini në çokollatën duke i shtuar pakëz ujë, deri sa të fitoni një masë të lëngshme. Pastaj merrni nga kjo masë sasi që ju nevojitet dhe përzieni me një lugë vaj ulliri.

Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Pas kësaj  shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe do të shihni se lëkura juaj është përmirësuar dukshëm.