Rajon & Botë

Periudha më e vështirë e një ish-kryeministri izraelit

Prej kohësh i konsideruar si një nga politikanët më të aftë izraelitë, ish-kryeministri Ehud Olmert, u lirua sot pas një viti e katër muaj burg, duke përjetuar periudhën më të vështirë shkaktuar nga një seri aferash për korrupsion.

Në moshën 71 vjeçare, Olmert pati fatin e trishtë të radhitej i pari ish-kryeministër që vihej pas hekurave të burgut. Për një kohë të gjatë ai e mbrojti veten duke u paraqitur si viktimë e një komploti politik, para se të pranonte se kishte bërë “gabime”.

Skandalet financiare përfunduan me masë ndëshkimore ndaj këtij ish-juristi në mbrojtje të bisnezit i dyshuar vazhdimisht për mashtrime dhe manipulime. Në pushtet, ai kultivoi një imazh të qeshur. Njihej për gjallërinë e shfaqur, kunsumator i madh i purove, i dhënë pas ushqimit të mirë dhe udhëtimeve me avion. Por ky sistem filozofik i kushtoi përfundimisht shumë shtrenjtë.

Ai u dënua në 2015 me 18 vite burg për rryshfete të përfituara në kuadër të projektit gjigant të pasurive të patundshme “Holyland” në Jeruzalem, ndërsa mbante postin e kryebashkiakut nga viti 1993 deri në 2003. Këtij dënimi iu shtuan edhe tetë muaj burg për konstatimin dhe fshehjen e dhjetëra mijëra dollarë të biznesmenit, Morris Talansky ndërsa ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë.