Rajon & Botë

Përkujtim memorial për viktimat e sulmit terrorist në Zelandë të Re

Një përkujtim memorial është mbajtur në Christchurch të Zelandës së Re për të nderuar 50 viktimat e sulmit terrorist të 15 marsit.

Kryeministrja Jacinda Ardern mbajti një fjalim së bashku me udhëheqësit myslimanë dhe një të mbijetuar të sulmit.

Në këtë ceremoni performoi edhe këngëtari i famshmëm britanik që u konvertua në islam në vitet 1970, Cat Stevens, i cili mori emrin Yusuf Islam.

Ai performoi këngën “Peace Train and Don’t be Shy”.

Më shumë se 20,000 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje në Hagley Park të qytetit, në masa të larta të sigurisë.

Duke folur për të pranishmit në parkun afër xhamisë Al Noor, ku u vranë 50 vetë këtë muaj, Adern tha se Zelanda e Re kishte “një përgjegjësi për të qenë vendi ku duam të jemi”.

“Ne nuk jemi imunë ndaj viruseve të urrejtes, frikës apo të të tjerëve . Ne kurrë nuk kemi qenë, por ne mund të jemi kombi që zbulon kurën”.

“Bota është e mbërthyer në një cikël vicioz të ekstremizmit që ushqente ekstremizmin, por përgjigja qëndron në njerëzimin tonë”.

Duke veshur një mantel të Maorit (veshje tradicionale), Ardern mori brohoritje të madhe nga publiku.

Dhjetëra përfaqësues të qeverive nga e gjithë bota morën pjesë në përkujtim, duke përfshirë kryeministrin australian, Scott Morrison.

I mbijetuari Farid Ahmed, të cilit iu vra gruaja (Husna) në këtë sulm, bëri lutje për paqe. Ai më parë ka thënë se kishte falur terroristin.

“Unë nuk dua një zemër që po vlon si një vullkan. Dua një zemër që do të jetë plot me dashuri dhe kujdes dhe që të ketë mëshirë”.

the authorBurbuqe Metolli