Sport

Përleshen Neymar e Rafinha (Video)

Neymar e Rafinha kanë acaruar raportet mes vete.

Në internet ka filluar të qarkullojë një video ku Neymar e Rafinha shihen duke u zënë me fjalë gjatë ndeshjes me Leganes, ku Barcelona fitoi 5:1.

Në një moment Rafinha mundohet t’i shpjegojë diçka Neymarit, ky i fundit i zemëruar ia gjuan dorën. Pas ndeshjes, Rafinha është munduar të mbulojë atë përleshje mes tyre duke thënë “Neymarin e kam si vëlla”.

Megjithatë, raportet mes tyre duken të mos jenë më si më parë. /Express/