Rajon & Botë

Përleshje në burgun e Acapulcos, 28 të vdekur

28 të burgosur kanë mbetur të vdekur pas një përleshje mes bandave rivale në burgun Las Cruces në qytetin e Acapulco të Meksikës.

Viktimat u therën dhe u rrahën deri në vdekje derisa guvernatori ka urdhëruar hetim të rastit, transmeton Klan Kosova.

“Incidenti u shkaktua nga një grindje e përhershme midis grupeve rivale brenda burgut”, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Trupat e viktimave u zbuluan në të gjithë njësinë e burgut, përfshirë edhe pjesën e kuzhinës dhe zonën e vizitave.

Sipas zyrtarëve të sigurisë nuk kishte shenja se janë përdorur armët derisa siaps tyre, hetimi gjithashtu do të përqëndrohet në stafin e burgut.

Acapulco është qyteti më i madh në Guerrero, një nga zonat më të dhunshme të Meksikës dhe një qendër e madhe për prodhimin e drogës.

Ky qytet dikur ishte një nga vendet më të njohura turistike të Meksikës, por që së fundmi ka pasur rritje të dhunës ndërsa bandat kriminale luftojnë për kontroll mbi aktivitetet e paligjshme.

Tani konsiderohet si një nga qytetet më vdekjeprurëse të Meksikës. Nga dhjetori i vitit 2006 deri në maj të këtij viti, ka pasur 188,567 vrasje, sipas të dhënave të Qeverisë.

the authorE B