Rajon & Botë

Përmbyset anija, mbyten 1 fëmijë dhe 1 grua, shpëtohen 29 të tjerë

Ekipet detare të shpëtimit të Spanjës njoftojnë se një grua dhe një fëmijë janë mbytur pasi që anija me të cilën ata dhe 30 emigrantë të tjerë po tentonin ta arrinin Evropën u përmbys në Detin Mesdhe.

Një zëdhënëse detare e Spanjës ka thënë se një njësi e Marinsës Spanjolle e vendosur në ishullin Alboran, mes Spanjës dhe Marokut, i shpëtoi 29 emigrantë pasi që anija e tyre ishte përmbytur dje në mbrëmje, transmeton Express.

Ajo shtoi se kërkimi për një emigrant të zhdukur është duke vazhduar sot.

Besohet se anija ishte nisur nga Maroku./Express/