Aktuale

Përmbytjet në Tiranë, ja zonat nga nuk duhet të kaloni

Shqipëria është pushtuar nga një mot me reshje të dendura që ka sjell përmbytje të shumta dhe bllokime rrugësh.

Edhe Tirana është gdhirë e me rrugë të përmbytur dhe situatë të rëndë si pasojë e motit të keq.

Më problematike paraqitet situata tek Mbikalimi i Kasharit, ndërsa policia ka njoftuar se është bllokuar qarkullimi  në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e vërshimit të ujërave.

Për pasojë lëvizja e mjeteve në drejtim të Durrësit do të bëhet nga Ndroqi.

Policia është detyruar të devijojë mjetet, ndërsa në terren ndodhen stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit.

Disa nga zonat më problematike që janë përmbytur si pasojë e reshjeve në Tiranë janë: Lagjia e ‘Don Boskos’ si dhe në Paskuqan si dhe disa lagje të tjera në kryeqytet.