Rajon & Botë

Përplasje mes dy aeroplanëve në ajër: 5 të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në shtetin Alaska të ShBA-së.

Dy aeroplanë të vogël komercial janë ndeshur njëri me tjetrin në ajër, raporton BBC, përcjell Express.

Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhi në një zonë të largët afër fshatit Russian Mission.

Aksidentet në ajër janë të rralla në ShBA dhe shumica ndodhin afër aeroporteve./Gazeta Express/