Tech

Përse është e rëndësishme të blini smartfon me shumë giga RAM

Kohët e fundit është lancuar një telefon i quajtur OnePlus 6T McLaren Edition i cili ka 10GB RAM, një shifër që, për shumë, është vetëm një numër tjetër konfuzues.
Sido që të jetë, për një herë e përgjithmonë, do të shpjegohet se çfarë është RAM-i dhe cila është rëndësia e tij tek smartfonët, transmeton lajmi.net.

Së pari, akronimi “RAM” qëndron për “kujtesë me akses të rastit”. Por ajo që ju duhet të dini është se RAM është një lloj super-i shpejtë i ruajtjes, e cila e ndihmon smartfonin të jetë më i shpejtë.

Më shumë kapacitet RAM përkthehet në më shumë kapacitet të përditësimeve të versioneve që vijnë nga sistemi operativ i cili posedoni.

Fundja, kur të kthehesh në një aplikacion që ke përdorur kohë më parë, do të hapet aty ku ke mbetur. Krejt kjo, falë RAM-it! /Lajmi.net/