Kuriozitete

Përse shkenca po i konsideron të rrezikshme qeskat e çajit

Grimcat plastike mund të jenë duke ndotur çajin tuaj, paralajmërojnë shkencëtarët, pasi zbulojnë se qeskat plastike të tij lëshojnë miliarda copëza të vogla plastike kur zhyten në ujë.

Qeskat plastike të çajit – në vend të letrave tradicionale – janë bërë çdoherë e më të përdorshme, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, plastika degradohet me kohën, duke u copëtuar në grimca të vogla mikro dhe nano, përkatësisht bëhen mbi 750 herë më të vogla se gjerësia e flokëve të njeriut.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se “pleshtat ujor”, të ekspozuar ndaj mbeturinave plastike të qeskave të çajrave, vazhduan të rriten në mënyrë jo-normale dhe shfaqnin sjellje të pazakonta.

Ky konstatim përcakton pozicionimin ku gjenden këta ndotës plastikë – të cilët përfshijnë gjithashtu produkte ushqimore, mjedisin dhe jetën ujore. /Lajmi.net/