Aktuale

Persona të armatosur i vrasin 8 persona në një fshat

Persona të armatosur i kanë vrarë tetë persona, përfshirë një fëmijë, në një shtëpi në Tajlandë pasi që i kishin mbajtur peng për disa orë, njofton policia tajlandeze.

Incidente të tilla janë të rralla në një vend ku edhe pse armët janë të zakonshme, të shtëna të tilla në masë janë të rralla, transmeton Express.

Tetë persona u vranë në provincën jugore Krabi, e cila është plazh i njohur, pasi persona të armatosur e sulmuan shtëpinë të hënën në mbrëmje dhe i mbajtën peng banorët para se t’i vrisnin, njofton policia.

Tre persona të tjerë janë plagosur.

Policia ka thënë se beson se motivi i sulmit kishte të bënte me një mosmarrëveshje personale.

Besohet se pesë apo gjashtë kriminelë ishin të përfshirë në sulm, të cilët kanë ikur me makinë pasi që i kanë vrarë banorët./Express/

the authorE B