Aktuale

Përurohet këndi i lodrave i financuar nga TIKA turke

Është inauguruar këndi I lodrave në Parkun e Qytetit, I cili është financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në përurim morën pjesë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliç si dhe koordinatori i TIKA-së, Hasan Burak Ceran.

Me këtë rast kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë që falënderoi Ambasadën e Turqisë për këtë projekt.

Ndërsa, ambasadorja e Turqisë, tha se ky park është shumë i bukur por edhe emri i tij është po ashtu i bukur pasi që emri i këtij parku do të jetë Parku i Miqësisë Kosovë -Turqi./KosovaPress/