Sport

Përzgjedhësi i Iranit sulmon hapur Ronaldon, ja pse ky i fundit nuk e përshëndeti

Sipas mediave iberike, Ronaldo nuk flet me Queiroz pasi që ky i fundit ka votuar gjithmonë Leo Messin për lojtarin më të mirë në botë.
Përzgjedhësi i Iranit, Queiroz, ka folur për mos-përshëndetjen me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes ndaj Portugalisë.

Ai e quajti këtë veprim si të ligë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk e identifikoj veten me disa persona që nuk përshëndesin një trajner që për 12 vjet ka qenë në shërbimin të kombëtares portugeze”, tha Queiroz.

“Kam fituar tituj evropianë e botërorë përmes reformave dhe ideve të reja. Historia e Federatës Portugeze të Futbollit nuk u krijua në ishullin e Madeirës me Cristiano Ronaldon por është një histori që eshë krijuar shumë kohë më parë dhe vlerat që më transmetuan Augusto, Shimoesh, Eusebo, Humbero Coelho nuk janë ato aktuale. Nuk them që vlerat e futbollistëve të sotëm janë të gabuar, por nuk janë të miat e të shumë personave të tjerë”, shtoi ai.

Sipas mediave iberike, Ronaldo nuk flet me Queiroz pasi që ky i fundit ka votuar gjithmonë Leo Messin për lojtarin më të mirë në botë. /Lajmi.net/