Sport

Pesë kandidat për ta zëvendësuar Ranierin (Foto)

Leicester City ka pesë kandidat për pasardhësin e Claudio Ranierit, i cili u shkarkua mbrëmë.

Pas shkarkimit të Claudio Ranierit menjëherë kanë filluar spekulimet se kush mund ta marrë drejtimin e Leicester Cityt.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Leicester City ka pesë kandidat për pasardhësin e italianit, përcjell Express.

Fjala është për: Guus Hiddinkun, Roberto Mancinin, Nigel Pearson, Alan Pardew dhe Gary Rowett. /Express/