Rajon & Botë

Pesë të vdekur dhe mijëra të bllokuar nga reshjet rekorde në Kinë

Reshjet e mëdha kanë sjellë edhe viktima në Kinë.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënë të bllokuar pasi reshjet rekord kanë goditur Kinën jugore, thonë zyrtarët, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Qindra shtëpi dhe mijëra hektarë të kulturave janë shkatërruar nga rrebeshat, të cilat priten të vazhdojnë për disa ditë.

Më shumë se dy milionë njerëz janë prekur dhe rrugët dhe urat janë dëmtuar rëndë, raportojnë mediat shtetërore.

Në provincën Guizhou, një qytet i tërë u zhyt nën 2m ujë.

Diku tjetër, shoqata metrologjike e Kinës tha se reshjet në provincat jugore të Jiangxi dhe Hunan kishin arritur rekordin e lartë për qershorin. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli