Aktuale

Petroviq vizitoi komunat Partesh dhe Ranillug

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) Sllobodan Petroviq të martën vizitoi komunat Partesh dhe Ranillug, për të parë nga afër kualitetin e jetës së banorëve të këtyre dy komunave.

Me këtë rast kryetarët e këtyre komunave, Dragan Nikoliq dhe Gradimir Mikiq patën rastin që të prezantojnë punën e tyre, problemet dhe iniciativat për periudhën e ardhshme.

Duke pasur parasysh kushtet shumë të vështira të jetës në komunën Partesh dhe në pajtim me mundësitë e tyre, Petroviq më së shumti kujdes i kushtoi funksionimit të qendrës për punë sociale.

Edhe pse ekziston infrastruktura dhe objekti, qendra nuk funksionon, andaj lidhur me këtë temë, Petroviq premtoi se me këtë problem do të merret personalisht, por edhe përmes zëvendës ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Boban Stankoviq, njofton Zyra e informacionit pranë SLS-it.