Aktuale

Pezullohet drejtori burgut të Fierit

Pas publikimit të videos ku të burgosurit e Fierit lanin makinat e drejtuesve të institucionit në oborrin e burgut, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pezulluar nga detyra drejtuesin e këtij institucioni.

Manjani ka reaguar publikisht dhe ka pezulluar nga detyra Arjan Hasanin.

“Çdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet, burgu nuk është institucion privat” mësohet të ketë thënë Manjani.