Shëndetësi

Pija që ul rrezikun e kancerit

Shkencëtarët holandezë kanë zbuluar se konsumi i verës së kuqe përmirëson funksionimin e mushkërive. Ata shpjegojnë se kjo ndodh për shkak të substancës resveratrol-polifenol, e cila gjendet në sasi të mëdha tek vera e kuqe dhe ka ndikim pozitiv në këtë organ.

Testimet e kryera deri tani kanë treguar se përbërësit brenda në fara dhe në lëvoren e rrushit të zi ulin sasinë e estrogjenit dhe shtojnë rritjen e testosteroneve te femrat para menopauzës, në këtë mënyrë zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i gjirit.

Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë që personat që preferojnë të pinë një gotë verë pas një vakti ushqimor, të zgjedhin verën e kuqe.