Aktuale

Pikëkalimi kufitar në Merdar më i pa ngarkuar se viteve tjera

Pikëkalimi kufitar në Merdar është duke funksionuar në kushte normale edhe pse këto ditë vendit ia kanë mësyrë shumë bashkatdhetarë.

Edhe pse kjo pikë është duke funksionuar normalisht, bëhet thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera, njofton Klan Kosova.

Rreshteri i Policisë së Kosovë, Mehmet Gjoni, ka thënë se nga data 10 – 13 korrik në vend kanë hyrë 2 mijë e 574 makina, kurse kanë dalë 1 mijë e 208.

“Prej kur ka filluar serona mërgimtarët nuk kanë pritur në radhë siç ka ndodhur viteve të tjera”, ka thënë Gjoni.“Fatmirësisht te ta edhe nuk ka dëshpërim, pasi pritjet kanë zgjatur aq sa kanë përfunduar procedurat kufitare”, ka shtuar ai.