Shëndetësi

Pini këtë lëng çdo ditë, do të keni jetë të gjatë dhe kualitative

Hirrën shumica nuk e pëlqejnë, por kur ta kuptoni se sa e shëndetshme është, do ta pini çdo ditë. Hirra është konsumuar qysh në kohërat e lashta si një ilaç popullor dhe mund t’ju ndihmojë që të çliroheni nga sëmundjet dhe problemet e ndryshme.

Pikërisht falë hirrës norvegjezet dallohen për tenin e tyre të përkryer. Doktori Pavo Aviola kishte këshilluar pirjen e hirrës për të pasur jetë të gjatë dhe kualitative. Dëshmia se ai ka pasur të drejtë është fshatari anglez Thomas Par, i cili ka pirë hirrë çdo ditë dhe ka jetuar 152 vjet, transmeton “Zeri.info”.

Përbërja dhe vetitë e hirrës

Hirra është e përshtatshme për të gjitha moshat. Për nga përbërja është e ngjashme me qumështin e nënës, prandaj mund të përdoret si zëvendësim për qumësht për foshnjat. Ky lëng përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Përmban kalium, natrium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër, kobalt, mangan, molibden si dhe enzima të shumtë të vlefshme dhe aminoacide. Njëqind gramë hirrë përmbajnë vetëm 26 kalori, prandaj u sugjerohet personave që bëjnë kujdes me ushqimin.

Pija më e shëndetshme për pastrimin e mëlçisë

Mëlçia e pastër është çelësi i shëndetit të mirë, ndërsa hirra është mjet i fuqishëm për largimin e toksinave. Ndihmon tek cirroza dhe mundëson jetë të gjatë dhe kualitative.

Përveç kësaj, hirra përdoret edhe tek lodhja kronike, stresi, pesha e tepërt, shtypja e lartë e gjakut, rënia e imunitetit, problemi me lukthin, etj. Si antioksidues i fuqishëm hirra ndihmon edhe tek problemi me gjëndrën tiroide, tek inflamacionet e rënda dhe sëmundjen e Parkinsonit. Preferohet hirra e dhive, por edhe e lopës, ndërsa për fillim preferon nga 150 ml tri herë në ditë, por me kalimin e kohës mund ta rrisni sasinë në 1 litër.

Vitaminat: B, E, C

Proteinat: 1 g

Mineralet: Ca, Na, P, Zn