Sport

Pique: I kam thënë Neymarit që ta refuzojë PSG-në

Gerard Pique mbrojtësi i Barcelonës, e ka këshilluar Neymarin që ta refuzojë ofertën e Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka bërë të ditur se ka këshilluar yllin e skuadrës, Neymarin që ta refuzojë Paris Saint-Germain dhe të mbetet në Barcelonë.

“I kam thënë të mos shkojë në Paris, mos të largohet nga La Liga sepse këtu mund të luajë për të gjitha dhe titujt kryesor që është Liga e Kampionëve”, ka deklaruar Pique në konferencën për media.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se Paris Saint-Germain është e gatshme të shpenzoj 222 milionë euro për transferimin e Neymarit nga Barcelona. /Express/

the authorE B