Sport

Pirlo: Balotelli mund të ishte më i miri

Andrea Pirlo, mesfuhsori i New York City, ka pritur më shumë nga Mario Balotelli

Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka folur për sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotelli për të cilin ka thënë se tashmë do të mund të ishte një nga më të mirët në botë me talentin që ka.

Anëtari i ekipit amerikan, New York City ka thënë se koha është duke punuar kundër Balotellit, i cili ende nuk e ka arritur më të mirën në futboll.

“Ai më frustron, por kam shumë dashuri për Marion. Kam luajtur me disa nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe mund të them se Mario ka të gjitha atributet për të qenë një nga më të mirët në botë”, ka deklaruar Pirlo.

“Mendoj se tani është aty ku e meriton të jetë. Nuk i ka mbetur shumë kohë. Ai ende ka kohë të arrijë majën, por duhet ta zgjedh me kujdes klubin e ri”, është shprehur Pirlo për Mirror.