Arsim & Kulturë

Pjesëmarrja e Studentëve të Kolegjit AAB në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së re të ShBA-ve në Kosovë

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të nivelit master në Kolegjin AAB, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së re amerikane në Kosovë dhe në manifestimin e ditës së pavarësisë 4 Korrikut. Ata ishin të shoqëruar nga profesoresha, Adelina Tahiri dhe profesor Bujar Demjaha.

Studentët pjesëmarrës ishin të nivelit master që kanë studiuar për Arkitekturë dhe Planifikim Urban të Qëndrueshëm në Kolegjin AAB. Ata kishin rastin të përshëndesin ambasadorin Kosnett, kongresmanin Eliot dhe poashtu takuan dhe Irving Fontaine, drejtor i OBO (Overseas Building Operation) për Prishtinë dhe drejtorin gjeneral të OBO Addison Tad Davis. Ata përgëzuan studentët për involvimin e tyre në këtë projekt dhe pohuan se OBO do të dedikohet edhe më tej në këtë bashkëpunim me studentët dhe fakutetin e arkitekturës, për të promovuar strategjitë e Arkitekturës së qëndrueshme.

the authorBurbuqe Metolli