Aktuale

Plaçkitje me armë në një market në Prishtinë

Policia raporton se tre të dyshuar të maskuar kanë kryer një vjedhje në një market në Prishtinë.

Sipas dy dëshmitarëve, punëtorë sigurimi, posa kishin dëgjuar alarmin ishin afruar te lokali dhe aty kishin hasur në persona të dyshuar, ku njëri prej tyre ua kishte drejtuar armën.

Të dyshuarit kanë vjedhur një televizor dhe cigare të llojeve të ndryshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

the authorE B