Aktuale

Plaçkitje në një dyqan në Qendrën Klinike të Shkupit

Person i panjohur mbrëmë ka vjedhur 169.950 denarë të përfitimit ditor në një dyqan në Qendrën Klinike të Shkupit, informojnë nga MPB.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 18:35, kur një kryerës i panjohur, ka shfrytëzuar mundësinë kur ka qenë e hapur dera ndihmëse e dyqanit, ka hyrë brenda, ka ardhur deri te zyra, kur njëra nga punëtoret ka qenë duke rregulluar përfitimin ditor dhe duke u kanosur me thikë ka marrë 169.950 denarë dhe është larguar nga dyqani.

Po ndërmerren të gjitha masat për kapjen e kryerësit të plaçkitjes.