Aktuale

Plagos veten e edhe shokun

Rreth orës 20:20 minuta, në rrugën “Vëllezërit Dehiri” , një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç ’rast e ka plagosur veten në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë.

Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro”e kalibrit 9mm. Lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin.