Aktuale

Plani operativ i Policisë së Kosovës për ndeshjen Kosovë-Angli

Për arsye të ndeshjes Kosovë-Angli, sot është bllokuar rruga “Luan Haradinaj” që dërgon në stadium.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha: “Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes nderkombetare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, permes një urdhëri operativ ka percaktuar planifikimet operacionale policore për mbarvajtjen e kësaj ndeshje në aspektin e sigurisë”.

Qëllimi i operacionit policor është: Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve.

Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Sadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë.