Arsim & Kulturë

Plotësohet amaneti i Bekim Lumit

Është mbajtur mbledhja përkujtimore kushtuar regjisorit Bekim Lumi i cili u nda nga jeta dje.

Në kuadër të këtij organizimi në Teatrin Kombëtar, me arkivolin në prapavijë është luajtur pjesa e fundit e shfaqjes “Arturo Ui”.

Ndonëse e patën shumë të vështirë për t’u përmbajtur nga lotët, të pranishmit e përcollën trupin e pajetë të Lumit nga skena me duartrokitje të gjata.

Motra e tij, Drita, ka thënë të jenë të nderuar që vëllai i saj po përcillet me kaq shumë dashuri nga kolegët, dhe me art të cilit ia kushtoi jetën.

Në përkujtim të Lumit morën pjesë shumë qytetarë por edhe artistë e politikanë.