Sport

Pogba flet për largimin nga Torino

Paul Pogba ka komentuar zërat për të ardhmen e tij dhe për interesimin e ardhur nga Manchester United.

Asi i Juventus përflitet si një nga lojtarët që mund të transferohet nga Jose Mourinho në Old Trafford.

Deri tani ai nuk ka folur shumë për mundësinë e largimit nga kampioni i Italisë, megjithë spekulimet e shumta.

“Ka qenë shtëpia ime e parë. Nëse më thërret Mourinho? Për momentin jam tek Juve, jam i lumtur aty, nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen”.

Mesfushori francez shihej gjithnjë e më shumë drejtë Spanjës, aty ku Barcelona dhe Real Madrid u vendosën në garë por interesimi për Pogban ka rënë ndjeshëm aty tashmë Premier League shihet destinacioni i mundshëm.

120 milionë euro është i gatshëm të ofrojë Mourinho për të pasur në skuadër mesfushorin e Juventusit.