Rajon & Botë

Polici izraelit i konfiskon biçikletën tetë vjeçares palestineze (Video)

Polici izraelit shihet duke i marrë një vajze tetë vjeçare palestineze biçikletën dhe duke ja hedhur në shkurre.

Grupi për të drejtat e njeriut e quan incidentin një shembull të “jetës së përditshme” të një qyteti të zaptuar.

Një polic izraelit është filmuar duke i bërtitur një vajze tetë vjeçare palestineze para se t’ia merrte biçikletën e saj dhe ta gjuante në shkurre.

Xhirimi i publikuar nga grupi Izraelit i të drejtave të njeriut “B’Tselem”, tregon se si një oficer vrapon drejt një vajze që po luante në rrugë me motrat e saj në Hebron.

Ajo dëgjohet duke bërtitur dhe e lë biçikletën e saj, ku më pas shihet oficeri i armatosur që vazhdon të afrohet edhe pse ajo po qan.

Vajza më pas vrapon, derisa oficeri policor i bërtet dhe mbanë armë në dorë. Kolegu i tij  më pas merr biçikletën e saj dhe e gjuan në shkurre.

B’Tselem identifikoi fëmijën si Anwar Burqan dhe thanë se ajo po luante me motrën e saj 11 vjeçare dhe vëllezërit e moshës katër dhe shtatë vjeçare.

Shiheni videon:
https://youtu.be/bS6r5RwMesQ