Aktuale

Policia arreston dy persona për veprën penale “marrje me prostitucion”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’. Ky hetim policor është zhvilluar në fshatin Lupç të Podujevës me ç’rast janë arrestuar dy personat e lart cekur me inicialet Q.R dhe Sh. M.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), me datën 21 qershor 2016, rreth orës 14:00, ka ndërmarrë një operacion policor, në fshatin Lupç të Podujevës.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar me këtë rast janë:

 

·         Q. R.                      lindur me 1950                                    f/sh/k

·         Sh. M.                    lindur me 1941                                    m/sh/k

Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.