Rajon & Botë

Policia belge ndalon 15 persona për terrorizëm

Policia belge i ka ndalur sot 15 persona për t’i marrë në pyetje, pas bastisjeve si pjesë e një hetimi për financimin e grupeve militante dhe rekrutimin e luftëtarëve për Shtetin Islamik në Siri, njoftojnë prokurorët belgë.

Bastisjet nuk kanë lidhje me sulmet e Brukselit të 22 marsit, në të cilat 32 persona u vranë, sipas tyre, transmeton Express.

Nga 15 personat e ndaluar, katër do të përballen me gjykatës hetues. Bastisjet janë kryer në qytetet Antwerp dhe Gent në veriperëndim të Belgjikës.