Aktuale

Policia deklarohet për rastin e rrëmbimit të një femre nga dy persona ne Fushë Kosovë

Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për FaktePlus duke thënë se policia është duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policise ne Prishtine, posedon informaten se ne Fushe Kosove, dy persona te dyshuar kane futur një grua me force ne një veture dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht ne koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qellim te sqarimit te çdo rrethane qe lidhet me ketë ngjarje”, ka thënë për FaktePlus,

Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa thërret për ndihmë. /FaktePlus