Rajon & Botë

Policia e Egjiptit vret 40 militantë si kundërpërgjigje për vrasjen e turistëve

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka deklaruar se ka vrarë 40 militantë gjatë disa aksioneve të forcave të sigurisë në vendet e fshehta të militantëve. Sipas kësaj ministrie, militantët ishin duke planifikuar seri sulmesh në vendet turistike, kisha dhe kundër personelit ushtarak.

Aksioni i forcave të sigurisë vjen pak kohë pas sulmit vdekjeprurës në një autobus me turistë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm, në të cilin mbetën të vdekur dy turistë vietnamezë dhe një punëtor egjiptian. Besohet se prapa sulmit qëndrojnë militantët islamikë, të cilët i kanë vënë në shenjestër turistët në Egjipt edhe në të kaluarën.

Policia i vrau 30 militantë gjatë dy aksioneve të hershme në Giza, ndërsa dhjetë të tjerë u vranë në El-Arish, sipas të dhënave të ministrisë. “Një grup terroristësh po planifikonin të kryenin sulme agresive kundër institucioneve shtetërore, turizmit dhe objektet fetare të Krishterizmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli