Aktuale

Policia e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Një shumë e konsiderueshme parash është gjetur në dyshemenë e një marketi në Fushë Kosovë.
Zyra e policisë së rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se kanë pranuar informatën dhe se kanë filluar menjëherë me identifikimin e personit të cilit i kanë humbur paratë.

“Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj, për publikimin e këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia përmes njoftimit ka kërkuar nga personi të cilit i kanë humbur paratë, të paraqitet në polici.

“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në fund të njoftimit.

the authorE B