Rajon & Botë

Policia e merr në pyetje të dyshuarin për vrasjet në Floridë

Policia në shtetin amerikan, Florida, e ka marrë në pyetje personin e dyshuar për vrasjen e pesë njerëzve dhe plagosjen e tetë të tjerëve, në Aeroportin Ndërkombëtar Hollivud

Personi i armatosur është identifikuar nga policia me emrin, Esteban Santiago, 26 vjeçar, veteran lufte në Irak.

Ka person nga Alaska kishte shërbyer në Irak në kuasdër të Gardës Kombëtare, por ishte kthyer vitin e kaluar për shkak të aktivitetit të pakënaqshëm.

I vëllai i tij tha se ai aktualisht kishte marrë trajtim psikik.

Raportohet se i dyshuari kishte thënë se qeveria po e kontrollonte mendjen e tij dhe kishte ndikuar që ai të shikonte video të xhihadistëve.

Autoritetet thonë se nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si motiv i mundshëm për të shtëna.

I dyshuari për vrasje, Esteban Santiago, pritet që do të ngarkohet me akuza federale, ndërsa paraqitja e tij e parë në gjykatë do të jetë më 9 janar./REL/