Rajon & Botë

Policia franceze arrestoi një të dyshuar për planifikim të një sulmi për Vitin e Ri

Policia në jug-perëndim të Francës ka arrestuar një të dyshuar, i cili sipas policisë, po planifikonte një sulm gjatë festës së Vitit të Ri, kanë njoftuar sot zyrtarë policorë, transmeton Express.

 

Dy të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet se planifikonte sulm në  stacionin policor, konfirmohet se janë arrestuar në një stacion tjetër të policisë,në qytetin Toulouse, në jug-perëndim të Francës.

Personi tjetër i arrestuar në po të njëjtin qytet ka qenë i njohur për policinë franceze.

Në Francë, Gjermani dhe Angli janë rritur masat e sigurisë për shkak të shqetësimeve për ndonjë sulm të mundshëm në prag të festës së Vitit të Ri.