Rajon & Botë

Policia ia merr lejen 49 minuta pasi e dha testin e vozitjes

Një i ri në Gjermani humbi patentë shoferin e tij 49 minuta pasi e mori atë, tregoi policia gjermane.

18-vjeçari ishte duke u kthyer nga testi i vozitjes të cilin e kaloi me sukses, kur ai ra në radar të policisë duke u kthyer në shtëpi.

Ai ishte duke vozitur dy herë më shpejtë se shpejtësia e lejuar – 95kmh në një zonë prej 50kmh, transmeton Gazeta Express.

“Disa gjëra zgjasin përgjithmonë – disa as një orë”, shkroi policia gjermane në deklaratën e tyre.

Adoleshenti kishte katër shokë në veturë me vete, tha policia rajonale në Markischer Kreis – duke spekuluar se ndoshta ai po provonte t’iu linte përshtypje shokëve të tij me aftësitë e vozitjes.

the authorBurbuqe Metolli