Aktuale

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik, ku vdiqën 3 femra!

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në magjistralen Istog – Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Baicë të Istogut.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjer katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar. Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.