Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë ku mbeti i vdekur 27 vjeçari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ku mbeti i vdekur shoferi 27 vjeçar.

Policia e Kosovës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, ndërmjet një veture të tipit “Golf” dhe një autobusi.

I ndjeri ndërroi jetë në orën 18:00 në QKUK, pasi nuk mund t’i përballonte plagët që mori nga aksidenti, shkruan FaktePlus.

“Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën: R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse, vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti në rrugët rajonale të kryeqytetit kanë ndodhur 4 mijë e 826 aksidentet. Fatkeqësisht në këtë periudhë kohore nga këto aksidente, kanë humbur jetë 25 persona kurse janë lënduar 2 mijë e 792.