Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin në Bresalc ku u përfshin katër vetura

Në mëngjesin e sotëm, në fshatin Bresalc të Gjilanit ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë katër vetura.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 10:00, ka ndodhur një aksident ku kanë përfshirë katër vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Bresalc”, ka treguar Hashani.

Ai ka thënë se nga ky aksident një person është lënduar lehtë.

“Nga ky aksident vetëm një person ka pësuar lëndime të lehta trupor i cili edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq më shumë ka pasur dëme materiale”, ka deklaruar tutje ai.

Sipas Hashanit, ende nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti dhe se Policia e Kosovës është duke u marrë me procedurat e mëtejme.